Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
30.06.2025
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR).
Gjatë kësaj ceremonie, komandën nga KFOR 34, e udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, e mori KFOR 35, nën udhëheqjen e Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball.
Me këtë rast, Gjenerallejtënant Jashari falënderoi komandantin në largim, kolonelin Helzer, për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu i uroi suksese komandantit të ri, kolonelit Lloyd, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Komandës Rajonale-Lindje.