Kolona në vendkalimet kufitare, mërgimtarët po presin deri në 2 orë e gjysmë në Merdare

05.08.2023

Edhe sot gjatë ditës së shtunë, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare. Në Merdare, kolona aktualisht është 800 metra, e pritjet për të dalë janë deri në 2 orë e gjysmë, derisa në hyrje 25 deri në 30 minuta. Kolona ka edhe në Jarinje, ku gjatësia e kolonës ka arritur në […]

Kolona në vendkalimet kufitare, mërgimtarët po presin deri në 2 orë e gjysmë në Merdare Foto: Ilustrim

Edhe sot gjatë ditës së shtunë, mërgimtarët po përballen me pritje në hyrje-dalje të pikave kufitare.

Në Merdare, kolona aktualisht është 800 metra, e pritjet për të dalë janë deri në 2 orë e gjysmë, derisa në hyrje 25 deri në 30 minuta.

Kolona ka edhe në Jarinje, ku gjatësia e kolonës ka arritur në 1 mijë metra. Atje pritjet në dalje janë një orë, e në hyrje 3-5 minuta.

Pritje një orëshe ka edhe në dalje të pikës kufitare në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë. Në hyrje nga pesë deri  20 minuta.