Koci: Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale nga Gjykata Speciale

24.10.2020

Avokati, Arianit Koci ka thënë se nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të Kosovës, e as ndaj Hashim Thaçi si individ. Kjo për faktin se Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodhë me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020. Arianit Koci përmes një […]

Koci: Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Avokati, Arianit Koci ka thënë se nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të Kosovës, e as ndaj Hashim Thaçi si individ.

Kjo për faktin se Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodhë me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Arianit Koci përmes një postimi në facebook ka thënë se popoulli i Kosovës po mbahet peng dhe Thaçit po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Ai gjithashtu thotë se qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çfarë është duke ndodhur me presidentin e tyre, në të kundërtën do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

Postimi i plotë:

Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet – njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.