Kategoritë që do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës

30.12.2021

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se subvencionimi i energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër  dhe për  personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë. Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin […]

Kategoritë që do të përfitojnë nga subvencionimi i rrymës Foto: SuharekaOnline

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se subvencionimi i energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër  dhe për  personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Njoftimi i plotë:

Sqarim për publikun lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

Familjet me asistencë sociale dhe
Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
– Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;
– Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
– Familjet e Viktimave Civile;
– Familjet e të Zhdukurve;
– Invalidët e Luftës;
– Personat e Verbër;
– Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartëpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.