Këto janë rezultatet finale të votave të ardhura përmes postës, LVV merr shumicën e votave

03.03.2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë më së shumti vota me 44252 vota, ndërkohë e dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5321 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) […]

Këto janë rezultatet finale të votave të ardhura përmes postës, LVV merr shumicën e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është përmbyllur numërimi i votave nga diaspora.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë më së shumti vota me 44252 vota, ndërkohë e dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5321 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 4287 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 1112 vota.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet 2025, KQZ fillon bashkëpunim me Meta për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme

Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar Valmir Elezi.

Etiketat