Këta janë personat që do vaksinohen të parët për COVID-19 në Kosovë

Kosova tashmë ka siguruar dozën e parë prej 500 mijë vaksinash për COVID-19 nga “PFIZER”-i.

Në një konferencë media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka treguar për kategoritë të cilat pritet të vaksinohen të parat.

Ato përfshijnë personat mbi moshën 65- vjeçare, personat me rrezik të lartë pra me sëmundje kronike si edhe personeli shëndetësor.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“Personeli shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeçe, personat me rrezik të lartë me sëmundje kronike, ata me aftësi të kufizuara, personat obez, personat që kujdesen për të moshuarit, personat e moshës mbi 40 vjeç, policia, ushtria, punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Ramadani në një konferencë shtypi.

Ashtu siç është bërë e ditur nga kryeministri Hoti, planifikohet që brenda ditës të vaksinohen 20 mijë qytetarë.

RAPORTO