Kryetari i SBASHK-ut: Sa të jem unë s’do të ketë vlerësim me test për mësimdhënësit

06.11.2021

Kjo pasiqë po vlerësohet se ka mungesë të besueshmërisë. Ndërkaq, Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka theksuar se vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit nuk do ta pranojnë asnjëherë të vetme. Madje ai këtë e ka thënë se sa të jem unë dhe sa të ketë Sindikatë të […]

Kryetari i SBASHK-ut: Sa të jem unë s’do të ketë vlerësim me test për mësimdhënësit Foto: Ilustrim

Kjo pasiqë po vlerësohet se ka mungesë të besueshmërisë.

Ndërkaq, Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka theksuar se vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit nuk do ta pranojnë asnjëherë të vetme.

Madje ai këtë e ka thënë se sa të jem unë dhe sa të ketë Sindikatë të Bashkuar të Arsimit nuk do të ketë vlerësim me test.

“Po ne kemi thënë dhe e themi përgjithmonë, madje e them me gjuhën më të thjeshtë popullore që sa të jem unë dhe sa të ketë SBAShK nuk do të ketë vlerësim me test. Por ne ka vite që i që i lusim MAShT-in dhe qeverinë që ta forcojnë sektorin e inspektorëve profesional dhe që ata ta bëjnë vlerësimin nga afër”.

“Nuk jemi për të mos u bërë vlerësim por në një vlerësim me ndryshe dhe më për afër. Test kurrë por kontrolle profesionale përmes inspektorëve po”, ka thënë ai për EO.

Ndërsa, drejtori i Institutit “Ed Guard”, Rinor Qehaja, ka thënë se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve po anashkalohet. Sipas tij, është urgjente që të ndryshohet legjislacioni aktual, pasi ka mungesë të kredibilitetit.