Kërkim-shpëtim, ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë me trajnim të përbashkët

13.09.2025

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë zhvilluar një trajnim të avancuar të përbashkët, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve për operacionet e kërkim-shpëtimit malor.

Kërkim-shpëtim, ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë me trajnim të përbashkët Foto: Ilustrim

Trajnimi, i realizuar nga Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së, u zhvillua në disa nga terrenet më sfiduese të Kosovës. Pjesëmarrësit u ndeshën me situata realiste në pika kyçe si Kulla e repelimit, Guri i Plakës, Shtëpia malore në Prizren, Via Ferrata “Panorama”, dhe Liqeni i Jazhinicës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët e të dyja forcave u specializuan në teknika jetike si lidhja dhe përdorimi i litarëve për siguri maksimale, ngjitje dhe repelim në terrene të vështira alpine, navigimi i saktë në zona malore, ndihma e parë dhe menaxhimi i traumave në kushte ekstreme, si dhe evakuimi i shpejtë dhe i sigurt i të lënduarve nga terrene të thepisura.

Ky aktivitet i përbashkët shërben si një shembull i shkëlqyer i ndërveprimit dhe koordinimit mes FSK-së dhe FARSH-it, duke thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Trajnimi jo vetëm që rrit aftësitë operacionale të forcave në situata emergjente, por gjithashtu forcon lidhjet profesionale dhe vëllazërore mes ushtarakëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More