KEDS: Televizori, dritat e pajisjet tjera elektronike janë përgjegjëse për rreth 6.26% të faturës mujore

20.11.2021

Televizori, dritat dhe pajisjet tjera elektronike me fuqi 360W, nëse përdoren mesatarisht 4 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 44 kWh. Po ashtu, nga KEDS-i dhe KESCO kanë thënë se sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkutpohet gjatë muajit, rreth 6.26% e faturës do të shkojë për këto pajisje. Njoftimi i […]

KEDS: Televizori, dritat e pajisjet tjera elektronike janë përgjegjëse për rreth 6.26% të faturës mujore Foto: Ilustrim

Televizori, dritat dhe pajisjet tjera elektronike me fuqi 360W, nëse përdoren mesatarisht 4 orë në ditë, shpenzimi mujor do të ishte 44 kWh.

Po ashtu, nga KEDS-i dhe KESCO kanë thënë se sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkutpohet gjatë muajit, rreth 6.26% e faturës do të shkojë për këto pajisje.

Njoftimi i plotë:

A e keni ditur se televizori, dritat dhe pajisjet tjera elektronike janë përgjegjëse për rreth 6.26% të faturës tuaj mujore?

Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse:

Fikim dritat në dhomat që nuk i shfrytëzojmë;

Fikim pajisjet si televizori apo pajisje tjera elektronike tërësisht kur nuk jemi duke i përdorur, pra të mos i lëmë ato në sleep mode.

Shprehi të tilla ndikojnë dukshëm jo vetëm në kursimin e energjisë elektrike, por edhe të vlerës financiare të faturës tuaj mujore.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.