Java e parë e verës nis me diell dhe rritje të temperaturave

20.06.2022

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale. Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për […]

Java e parë e verës nis me diell dhe rritje të temperaturave Foto: Ilustrim

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

Po ashtu, nga IHMK kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, datën 21.06.2022 në orën 11:13.