Java e parë e janarit do të jetë me mot pranveror, temperaturat maksimale arrijnë deri në 13 gradë

  • 02.01.2023
Java e parë e janarit do të jetë me mot pranveror, temperaturat maksimale arrijnë deri në 13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se java e parë e janarit do të jetë me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas.

Kjo si pasoj e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta , por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.


Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

Nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje.

Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë diku me datë 10-11 janar.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, sidomos mëngjeset dhe mbrëmjet për shkak të këtij presioni të lartë atmosferik dhe lagështisë së madhe të ajrit, të cilët do të ndikojnë që ndotësit të përqëndrohen në shtresa të ulëta të troposferes.

Viti 2022 u përmbyll me disa anomali, sidomos te shperndarja e reshjeve nëpër muaj, numri i lartë i orëve me diell i cili ndryshon mesataret shumëvjeçare të regjistruara më parë në Kosovë dhe disa parametra tjerë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë