Jasharaj i SBASHK-ut: Nuk kemi ftesë për takime, greva vazhdon

  • 26.09.2022
Jasharaj i SBASHK-ut: Nuk kemi ftesë për takime, greva vazhdon

Megjithë thirrjet e shumta të përfaqësueseve të institucioneve dhe Këshillit të Prindërve, greva në arsim po vazhdon dhe ka hyrë në javën e pestë. Sindikata e Arsimit, deklaroi se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë.

Greva në arsim dhe administratë, po vazhdon edhe sot, ndërsa ende nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se nuk kanë asnjë ftesë nga qeveria dhe fatkeqësisht, greva siç tha ai, do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë, pasi që ato vijnë nga anëtarësia.


“Fatkeqësisht nuk ka as një lëvizje, as një ftesë për takime  dhe ofertë që do ta ja ofronim si të re anëtarësisë dhe kjo mbetet këtu ku jemi. Ne po mbajmë çdo mbrëmje takim me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që janë përfaqësues legjitim të grevisteve dhe nuk po kemi asgjë të re për të ju ofruar. Zëri i tyre është respektuar dhe do të respektohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Jasharaj.

Se marrëveshja nuk është afër dhe qëndrimet e qeverise dhe sindikalisteve janë të kundërta, e tregon edhe deklarata e djeshme e kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se Qeveria ka ofruar pakon ku përfitojnë edhe mësimdhënësit, ndërsa udhëheqësit e SBASHK-ut i quajti “sindikalistë të PAN-it”.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve i Shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, sot  do të protestojë, në shenjë pakënaqësie ndaj mosmbajtjes së procesit mësimor. Në njoftim, thuhet se protesta njëorëshe, do të nisë në orën 12:00, në oborrin e kësaj shkolle. Kërkesë e SBASHK-ut, ndër të tjera, është ndarja në muaj e 100 eurove shtesë për mësimdhënësit, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, njëherësh ish-ministre e Arsimit, ka bërë një propozim për Sindikatën e Arsimit dhe Qeverinë së Kosovës për të dalë nga greva. Ajo i ka rekomanduar Sindikatës, që të pranojë ofertën e Qeverisë prej 50 euro shtesë dhe kjo të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2022, ndërsa nga 1 janari të zbatohet Ligji i Pagave, ka shkruar Bajrami në Facebook.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë