Jasharaj: Greva vazhdon!

  • 20.09.2022
Jasharaj: Greva vazhdon!

Nuk ka përfundim të grevës në arsim e administratë publike. Një sqarim i tillë vjen nga Rrahman Jasharaj, që është kryetar i SBASHK-ut, por edhe  pjesë e Këshillit Grevist.

Në deklarim për RTK-në, Jasharaj shprehet se  nuk kanë marrë ndonjë sinjal e as ftesë nga Qeveria, për ndonjë takim gjatë ditës së sotme (e martë).

Kreu i SBASHK-ut rikonfirmon  se greva po vazhdon me vendim të kryesisë së sindikatës.


“Të dy palët duhet të ndihen të barabarta e të dy palët duhet të ndihen fitues me marrëveshje, sepse po kontribuojnë për stabilizimin e situatës”, thotë Jasharaj për RTK-në.

Sipas tij, Qeveria asnjë kontribut nuk e ka dhënë deri më tani që të mos arrihet në këtë situatë.

“Nëntë muaj e kemi lutur e madje grevën e kemi nisur me datë 25 gusht, duke uruar që deri me 1 shtator të bëhet diçka”, thotë Jasharaj. 

“E Qeveria në vend të kësaj, zgjedh deklarata të ashpra, që ndikojnë edhe më keq te anëtarësia”.

Ai ka konfirmuar se të mërkurën në Kosovë do të qëndrojë drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit, Susan Flocken, e cila pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë