Ish-ministrja e Arsimit del me propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë

  • 25.09.2022
Ish-ministrja e Arsimit del me propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë

Ish-ministrja e Arsimit, tash deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

Ajo i rekomandon SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më  31 dhjetor të këtij viti.

Bajrami rekomandon që më 1 janar të vitit 2023, të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat. Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.


Ndërsa, nga Qeveria Bajrami kërkon që të mos zbatojë ndëshkime në paga, për muajin shtator.

“Shkollat dhe çerdhet të hapen të hënën”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË

Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.

Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.

I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:

– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.

– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.

I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.

Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën.

Hykmete N. Bajrami

ish ministre e arsimit

ish ministre e financave

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë