Interesim i madh i të rinjve për tu bërë polic, mbi 4,100 persona kanë aplikuar në këtë konkurs
Përmes një njoftimi ata kanë thënë se në konkurs mund të aplikojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga mosha 18-30 vjeç. E veçanta e këtij konkursi është se do tu jepet përparësi e madhe gjinisë femërore. Sipas njoftimit thuhet se aplikimi për zyrtar policor bëhet online. E veçanta e këtij konkursi është se […]
Përmes një njoftimi ata kanë thënë se në konkurs mund të aplikojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga mosha 18-30 vjeç.
E veçanta e këtij konkursi është se do tu jepet përparësi e madhe gjinisë femërore.
Sipas njoftimit thuhet se aplikimi për zyrtar policor bëhet online.
E veçanta e këtij konkursi është se do tu jepet përparësi e madhe gjinisë femërore.
Sipas njoftimit thuhet se aplikimi për zyrtar policor bëhet online.
4 mijë e 164 të rinj kanë aplikuar deri më sot për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës në konkursin që do të jetë i hapur deri më datën 16 nëntor.
Ndryshe nga herët e tjera në këtë konkurs të interesuarit mund të aplikojnë online.
“Deri më tani kemi pranuar 4146 aplikime të cilat janë duke u proceduar në sistemet tona të informacionit.”, kanë thënë nga Policia.
Në përgjigjen për Reporteri.net kanë thënë se procesi i aplikimit online për pranimin e zyrtarëve policorë aplikohet për herë të parë në Policinë e Kosovës.
“Të gjitha informatat në lidhje me konkursin e shpallur duke përfshirë edhe udhëzuesin e aplikimit online janë publikuar ditën e shpalljes së konkursit në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës. Procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë dhe nuk lejon regjistrim të të dhënave jo logjike në fusha specifike. Gjithashtu, disa të dhëna të aplikimit plotësohen vetvetiu nga sistemi bazuar në numrin personal për të lehtësuar edhe më shumë këtë proces aplikimi.”, është thënë në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës: www.kosovopolice.com nga data 28.10.2021 deri me datën 16.11.2021.
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Pas përzgjedhjes se aplikacioneve kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në kryerjen e disa testimeve siç janë:
a) Testi me shkrim;
b) Testi i aftësive fizike;
c) Intervista;
d) Testi psikologjik;
e) Kontrollimi mjekësor;
f) Verifikimi i të kaluarës
Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.
Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.