Insistohet që paga minimale të jetë 400€: “Qeveria e rriti jashtëligjshëm në 250€”

13.04.2022

Këtë vendim të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, Azemi nuk e ka konsideruar të kënaqshme. Po ashtu, Azemi përmes një konferencë për media ka theksuar se e vetmja pagë minimale që pranohet nga kjo sindikatë është 400 euro. Kjo, pasi sipas tij, në përllogaritjet e sindikatës, del kjo vlerë që nevojitet për […]

Insistohet që paga minimale të jetë 400€: “Qeveria e rriti jashtëligjshëm në 250€” Foto: Ilustrim

Këtë vendim të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, Azemi nuk e ka konsideruar të kënaqshme.

Po ashtu, Azemi përmes një konferencë për media ka theksuar se e vetmja pagë minimale që pranohet nga kjo sindikatë është 400 euro. Kjo, pasi sipas tij, në përllogaritjet e sindikatës, del kjo vlerë që nevojitet për mbulimin e shpenzimeve të një familje katër anëtarëshe.

I pari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat si shqetësim e ka ngritur edhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorin privat.

“Si kriter kryesor që kemi marrë për përcaktimin e pagës 400 euro, e kemi marrë koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjërat më elementare, nuk kemi mujtë të kalojmë nën 400 euro shpenzime. Cila është ajo e cila po na jep elemente shtesë që të kërkojmë shtesë, është mungesa e fuqisë punëtorë në Kosovë, pasi që në shumë kompani po nihet mungesa e punëtorëve, sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë”, ka deklaruar ai.

Jusuf Azemi ka shtuar se ne nuk mund t’ia japim mallin tonë, fuqinë tonë, dikuj tjetër për dëshira të dikuj tjetër, dhe se për të rritur pagën minimale ka qenë edhe një element shumë i madh, për të cilën sipas tij vendet në rajon janë duke e bërë që të mos i ikin punëtorët nga vendet e tyre.

“Ne nuk mund t’ia japim mallin tonë, fuqinë tonë, dikuj tjetër për dëshira të dikuj tjetër. Për të rritur pagën minimale ka qenë edhe një element shumë i madh, për të cilën vendet në rajon janë duke e bë që të mos ikin punëtorët për vendet e tyre. Kroacia po ndan buxhet prej mijëra euro, nëse nuk gaboj për vetëm një punëtor ka nda 18 mijë euro për të mos ikë nga vendi i tyre. Ta kemi të qartë: Në asnjë rast neve nuk na obligon paga minimale e Qeverisë. Ne nuk mund të humbim për shkak të tekeve të dikuj tjetër”, ka thënë ai.

Gjithashtu, vendimin e Qeverisë e ka konsideruar edhe si jo-ligjore në mënyrën se si u rrit paga minimale nga ana e ekzekutivit, kjo pasiqë sipas tij, së pari do të duhej që të konsultohej Këshilli Ekonomiko-Social.

“Paga minimale nuk ka kaluar përmes procedurave që duhet të kalojë, pasi Këshilli Ekonomiko-Social duhet t’i propozojë Qeverisë, e Qeveria Parlamentit të Kosovës. Ky këshill nuk është pyet fare dhe në Qeveri ka shkuar në formë jo-ligjore, çka neve na jep një shkas edhe më shumë të mos merreni. Ne mund ta marrim si anë pozitive, por nuk i plotëson as kriteret minimale”, ka thënë ndër të tjera ai.