Inflacioni në Kosovë, ASK e tregon normën vjetore për vitin 2022

  • 12.01.2023
Inflacioni në Kosovë, ASK e tregon normën vjetore për vitin 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2022.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin dhjetor 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (15.9%); energji elektrike (7.6%); veshje (4.2%); blerje të automjeteve (4.0%); qumësht, djathë dhe vezë  (2.5%); perime (2.3%); duhan (1.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga  pemët dhe perimet (1.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.


Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-8.3%), me ndikim prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2022 me muajin dhjetor 2021 ishte 12.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.1% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%); shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%); pije alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%, krahasuar me vitin 2021.

Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%); shërbime hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.4%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë