Infektologu Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve

17.10.2021

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka thënë se tashmë veçse jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë COVID-19 dhe se po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta. Po ashtu, infektologu Tolaj ka treguar se nëse zgjedhjet lokale mund të kenë ndikim në përkeqësim të gjendjes me pandeminë COVID-19 në vendin tonë. “Këto zgjedhje janë më […]

Infektologu Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve Foto: Ilustrim

Infektologu kosovar, Ilir Tolaj, ka thënë se tashmë veçse jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë COVID-19 dhe se po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta.

Po ashtu, infektologu Tolaj ka treguar se nëse zgjedhjet lokale mund të kenë ndikim në përkeqësim të gjendjes me pandeminë COVID-19 në vendin tonë.

“Këto zgjedhje janë më të lehta. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ishin mësim i vërtet që rezultuan me valën e tretë të pandemisë në Kosovë. Mirëpo, këtë herë vala ishte më herët dhe tash në këtë ditë situatë në aspektin epidemiologjikë është e qetë, tha Tolaj në ATV.

Ai ka thënë se nuk pret që këto aktivitete të rezultojnë me një valë të re të infektimeve, pasi që sipas tij ka pasur rënie të valës së fundit të këtij virusi, valë kjo sipas Tolajt më intensivja prej të gjitha valëve paraprake.