Infektologu Tolaj thotë se mbi 600 mijë njerëz në Kosovë e kanë kaluar COVID-19

09.03.2021

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se mbi 600 mijë njerëz në Kosovë e kanë kaluar COVID-19. “Në Kosovë e kanë kaluar një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve. Unë e kam përcjell një trend dhe mendoj që në Kosovë mund të thuhet lehtësisht se mbi 600 mijë njerëz e kanë kaluar COVID-19″. “Studimet e fundit […]

Infektologu Tolaj thotë se mbi 600 mijë njerëz në Kosovë e kanë kaluar COVID-19 Foto: Ilustrim

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se mbi 600 mijë njerëz në Kosovë e kanë kaluar COVID-19.

“Në Kosovë e kanë kaluar një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve. Unë e kam përcjell një trend dhe mendoj që në Kosovë mund të thuhet lehtësisht se mbi 600 mijë njerëz e kanë kaluar COVID-19″.

“Studimet e fundit nga SHBA janë të atilla që vetëm 13 deri 18 % – varësisht se sa testime bëhen – identifikohen rastet që e kanë kaluar COVID-19, prandaj sipas kësaj përllogaritje nëse i kemi 70 ose 80 mijë të identifikuar me COVID-19 deri tash del që një numër ekstrem i lartë i rasteve e kanë kaluar.

Ky imunitet i krijuar po e ndihmon Kosovën që në këtë valë të tretë, pas tubimeve në fushatë parazgjedhore, të mos kemi 3000-4000 raste të reja”.

Ai ka thënë se “zgjedhjet e fundit në vend janë shkelja më brutale që i ka ndodhur masave kundër COVID-19 nga politikanët dhe autoritetet e Kosovës”.

Tolaj në Klan Kosova, ka deklaruar se këta politikanë nuk kanë të drejtë morale që të kërkojnë një mbyllje të sërishme të vendit – masë të cilën ai e sheh të panevojshme bazuar në situatën epidemologjike.