Infektologu Tolaj: Në Kosovë është krijuar imunitet, varianti afrikan nuk dallon nga ai “origjinal”

10.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, shtetet e rajonit si dhe në të gjithtë botën dhe kjo ka bërë që rastet pozitive me këtë virus të shënojnë rënie të dukshme. Në vendin tonë muajin e fundit dhe fillimin e qershorit ka rënie të dukshme të rasteve pozitive me COVID-19 duke krahasuar […]

Infektologu Tolaj: Në Kosovë është krijuar imunitet, varianti afrikan nuk dallon nga ai “origjinal” Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, shtetet e rajonit si dhe në të gjithtë botën dhe kjo ka bërë që rastet pozitive me këtë virus të shënojnë rënie të dukshme.

Në vendin tonë muajin e fundit dhe fillimin e qershorit ka rënie të dukshme të rasteve pozitive me COVID-19 duke krahasuar me muajt e kaluar.

Në Komunën e Suharekës që dy javë nuk është regjistuar asnjë rast pozitiv me këtë virus si dhe asnjë rast i vdekjes.

Infektologu Ilir Tolaj për EkonomiaOnline ka theksuar se personat që tashmë e kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar anti-trupa janë të mbrojtur nga varianti afrikan.

Poashtu Tolaj ka bërë të ditur se varianti afrikan i COVID-19 nuk dallon nga të tjerët vetëm se mund të përhapet më shpejtë të njerëzit.

Gjithashtu ai tha se varianti afrikan njihet si Beta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Sipas tij, vaksinimi i gjithë popullatës duhet të bëhet sa më shpejt sepse është zgjidhja e vetme.

Ai theksoi se tashmë në botë po bëhen studime edhe për vaksinimin e fëmijëve deri në moshën 12 vjeç.

“Së pari ata që kanë kaluar virusin dhe kanë krijuar një imunitet janë të mbrojtur nga ky variant. Gjithashtu ata që janë të vaksinuar janë të mbrojtur edhe nga ky variant.

Edhe në qoftë se dikush infektohet eventualisht do ta kalojë sëmundjen më lehtë.

Në aspektin e ecurisë së sëmundjes ky variant nuk dallon prej ecurive të mëhershme por karakterizohet me një përhapje më të shpejt”.

“Prandaj në aspektin klinik nuk ka dallim, ndërsa në aspektin e rritjes së numrave të rasteve të reja do të varet shumë se sa njerëz e kanë kaluar në Kosovë virusin COVID-19.

Në Kosovë është një përqindje e madhe që deri më tash kanë rënë në kontakt me virusin Sars Cov2, kanë krijuar një lloj të imunitetin i cili do ta mbrojë nga ndonjë valë pasuese”, tha Tolaj.