Incident në Prizren, ndërprehet ndeshja Bashkimi – Peja pas kacafytjes në parket

27.04.2025

Ndeshja e basketbollit mes KB Bashkimit dhe KB Pejës, e cila po zhvillohej në Prizren, është ndërprerë dhe shtyrë për disa minuta pas një incidenti të ndodhur në parket.

Sipas informacioneve të para, në palestrën po zhvillohej ndeshja ka nisur një kacafytje. Ende nuk dihen detaje të qarta se kush ishin protagonistët e këtij incidenti dhe cilat ishin arsyet që çuan deri te kjo situatë e padëshiruar.

Incidenti ka ndodhur në momentet e fundit të ndeshjes, e cila kishte shkuar në vazhdime dhe kishin mbetur vetëm pak sekonda nga përfundimi i saj. Rezultati momental në kohën e ndërprerjes ishte 84:78 në favor të ekipit vendas, KB Bashkimi.

Pritet që autoritetet kompetente dhe organizatorët e ndeshjes të sqarojnë sa më shpejt rrethanat e këtij incidenti dhe të marrin masat e nevojshme. Ende nuk dihet se kur do të rifillojë ndeshja dhe nëse do të ketë ndonjë sanksion ndaj personave të përfshirë në kacafytje. Ky incident i papritur ka prishur atmosferën sportive të ndeshjes dhe ka lënë të habitur të gjithë të pranishmit.