IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë

22.07.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi për media ka theksuar se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë. Në këtë komunikatë të IKSHPK-së thuhet se: “Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin”. “Uji luan rol të […]

IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi për media ka theksuar se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë.

Në këtë komunikatë të IKSHPK-së thuhet se: “Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin”.

“Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

Më tej, IKSHPK pohon se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Njoftimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK):

Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë

Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.

Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?

• Konsumoni ujë të sigurtë/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.
• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgaditjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së femijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.

UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG!