IKSHPK-ja apelon qytetarët për kujdes: Afro 10 mijë raste për dy muaj me grip sezonal

09.12.2021

Përmes një shkrimi në Facebook, IKSHPK ka apeluar të gjithë drejtorët komunal të Shëndetësisë që ta ngrisin nivelin e vigjilencës dhe të raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë. IKSHPK ka kërkuar që të vaksinohen të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me […]

IKSHPK-ja apelon qytetarët për kujdes: Afro 10 mijë raste për dy muaj me grip sezonal Foto: Ilustrim

Përmes një shkrimi në Facebook, IKSHPK ka apeluar të gjithë drejtorët komunal të Shëndetësisë që ta ngrisin nivelin e vigjilencës dhe të raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

IKSHPK ka kërkuar që të vaksinohen të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.

“Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka treguar si të mbroni veten dhe të tjerët:

* Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

* Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

* Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).

* Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

* Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve!

* Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

* Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

* Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

* Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

* Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni!

* Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

* Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More