Deputetja Balje dhe zv.ministri Veliji vizitojnë Suharekën, priten nga kryetari Muharremaj

13.09.2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji kanë vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Suharekës. Deputetja Balje dhe zv.ministri Veliji janë pritur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ku ky i fundit ka deklaruar se kanë biseduar rreth aktiviteteve të shumta. I pari i […]

Deputetja Balje dhe zv.ministri Veliji vizitojnë Suharekën, priten nga kryetari Muharremaj Foto: Ilustrim

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji kanë vizituar gjatë ditës së sotme Komunën e Suharekës.

Deputetja Balje dhe zv.ministri Veliji janë pritur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ku ky i fundit ka deklaruar se kanë biseduar rreth aktiviteteve të shumta.

I pari i Suharekë ka shtuar se ka shprehut gatishmërin që në të ardhmen, të krijojnë projekte të ndryshme për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ndryshe, së fundmi Komunën e Suharekës e ka vizituar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ku vizitoi edhe muzeun e qytetit si dhe punimet në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”.