Hysen Durmishi: Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel, Prizreni e Tetova po bashkohen

17.06.2021

Pak minuta më parë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, më saktësisht në afërsit të kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut. Zv.ministri Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. […]

Hysen Durmishi: Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel, Prizreni e Tetova po bashkohen Foto: Ilustrim

Pak minuta më parë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, më saktësisht në afërsit të kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Zv.ministri Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Durmishi nuk ka dhënë detaje se kah do t’i bie trajektorja e rrugës apo diçka e tillë.

“Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel. Prizreni e Tetova po bashkohen”, ka shkruar Durmishi në Facebook.