Hoxhaj: Zgjedhjet e reja përgjegjësi e Kurtit, përpjekjet ishin “teatër politik”

02.05.2026

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe dështimit për zgjedhjen e presidentit, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Sipas Hoxhajt, fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësi jo vetëm për formimin e qeverisë, por edhe për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Ai theksoi se mungesa e vullnetit politik për këtë proces e bëri të qartë se vendi do të përballej sërish me zgjedhje.

Hoxhaj shtoi se prioritetet institucionale nuk u respektuan dhe se përpjekjet e Kurtit për të menaxhuar situatën ishin, sipas tij, vetëm “teatër politik”, duke e cilësuar si të pashmangshme rikthimin në zgjedhje parlamentare.