Kurti takohet me kreun e Bashkësisë Islame, diskutojnë për çështjet aktuale

10.10.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, projektet e përbashkëta dhe zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u diskutua edhe për solidaritetin, humanizmin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare.

Një nga temat e takimit ishte edhe aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe pritshmëritë për procesin e apelimit.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava e uroi Kurtin për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, ndërsa kryeministri shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin e vendit.