Hovenier: Drafti-statuti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

09.11.2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Këtë deklarim ai e ka bërë të enjten në një adresim para mediave, ku ka folur lidhur me draft-statutin e Asociacionit,…

Hovenier: Drafti-statuti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Këtë deklarim ai e ka bërë të enjten në një adresim para mediave, ku ka folur lidhur me draft-statutin e Asociacionit, të prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian, ku prezentë ishin edhe SHBA-të.

Ai ka thënë se i njëjti mund të shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere”, ka thwnw ambasadori amerikan.

Etiketat

Ofertat e fundit