Presidentja Osmani ndan urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit Jeffrey Hovenier

para 33 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier urdhrin më të lartë shtetëror “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani ndan urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit Jeffrey Hovenier

Ceremonia u mbajt në prag të largimit të ambasadorit Hovenier nga Kosova, pasi ai ka vendosur të përfundojë misionin diplomatik dhe të dalë në pension.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani e përshkroi Hovenierin si një mik të veçantë të Kosovës, duke theksuar se ai ka qenë pranë popullit të Kosovës në momente kyçe të historisë së saj.

“Urdhri ‘Dr. Ibrahim Rugova’ për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të,” deklaroi Osmani.

Presidentja e falënderoi atë për gjithë kontributin e dhënë ndër vite, duke vënë në pah përkushtimin dhe miqësinë e tij të jashtëzakonshme ndaj popullit të Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit