Hovenieri dhe ambasadorët e QUINT-it njëzëri: Ne e dënojmë me aq forcë sa të jetë e mundur këtë sulm të tmerrshëm

para 42 dite

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar me fjalë të forta sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, i cili ndodhi të premten në mbrëmje.

Hovenieri dhe ambasadorët e QUINT-it njëzëri: Ne e dënojmë me aq forcë sa të jetë e mundur këtë sulm të tmerrshëm

Pas takimit me kryeminstri Kurti dhe trupin diplomatik në Kosovë, ambasadori Hovenier ka theksuar se ky akt i dhunshëm ka rrezikuar furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm të vendit.

“Ne e dënojmë me aq forcë sa të jetë e mundur këtë sulm të tmerrshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës,” ka deklaruar ambasadori Hovenier. “Këto veprime të dhunshme janë të pafalshme. Ata i vënë njerëzit në rrezik dhe ne e dimë se ata duhet të mbajnë përgjegjësi.”

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të plotë për autoritetet e Kosovës në hetimin e këtij akti terrorist dhe kanë kërkuar që personat përgjegjës të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një hetim gjithëpërfshirës. Ne i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë autoriteteve të Kosovës në këtë hetim,” ka theksuar ambasadori amerikan.

Ambasadori Hovenier ka përgëzuar reagimin e shpejtë të autoriteteve kosovare për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar pasojat e këtij sulmi. “Ne jemi të gatshëm të mbështesim edhe popullin e Kosovës në këtë,” ka shtuar ai.

Gjithashtu, ambasadori amerikan ka mirëpritur mbështetjen e dhënë nga Bashkimi Evropian, EULEX-i, KFOR-i dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Ky sulm terrorist ka shkaktuar shqetësim të madh në Kosovë dhe në komunitetin ndërkombëtar. Ai konsiderohet si një akt i papërgjegjshëm që synon të destabilizojë situatën në vend.

Etiketat

Ofertat e fundit