Hoti tregon katër problemet rreth pagës minimale të miratuar në Kuvend

20.07.2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka listuar “katër problemet” të pagës minimale, e cila u miratua javën e kaluar në Kuvend nga partia në pushtet, raporton Gazeta Sinjali. Sipas deputetit të LDK-së, problemi i parë rreth kësaj është se nuk është përfillur procedura ligjiore për caktimin e pagës minimale, pasi s’ka pasur dakordim mes partnerëve […]

Hoti tregon katër problemet rreth pagës minimale të miratuar në Kuvend Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka listuar “katër problemet” të pagës minimale, e cila u miratua javën e kaluar në Kuvend nga partia në pushtet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas deputetit të LDK-së, problemi i parë rreth kësaj është se nuk është përfillur procedura ligjiore për caktimin e pagës minimale, pasi s’ka pasur dakordim mes partnerëve social.

Gjithashtu nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila bazohet në koston e jetesës.

Tutje Hoti ka thënë se me këtë ligj janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës rreth hapave që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.

Sipas Hotit, caktimi i pagës minimale prej 250 i cili është caktuar vitin e kaluar përpara inflacionit, tashmë nuk vlen pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.