Hoti: Të gjithë kandidatët e LDK-së për komuna janë personalitete të respektuara në komunat e tyre

31.07.2021

Tashmë kanë mbetur më pak se 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave. Njëashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpërndarë në […]

Hoti: Të gjithë kandidatët e LDK-së për komuna janë personalitete të respektuara në komunat e tyre Foto: Ilustrim

Tashmë kanë mbetur më pak se 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Njëashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, fotografitë e 18 kandidatëve për kryetarë komunash nga ky subjekt politik.

“Kandidatët e LDK-së për zgjedhjet lokale – që të gjithë personalitete të respektuara në komunat e tyre, disa prej tyre në nivel kombëtar dhe disa të tjerë me përvojë ndërkombëtare” shkruan Hoti në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është drejt përfundimit të zyrtarizimit të kandidatëve për kryetarë komuash.