Hoti: Rimëkëmbja arrihet duke i ndihmuar bizneset dhe familjet në kushte të rënda sociale

15.01.2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi lidhur me kritikat për ndarjet e mjetëve për rimëkëmbje ekonomike. Hoti ka thënë se rimëkëmbja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve dhe familjëve në kushte të rënda ekonomike. “Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu […]

Hoti: Rimëkëmbja arrihet duke i ndihmuar bizneset dhe familjet në kushte të rënda sociale Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi lidhur me kritikat për ndarjet e mjetëve për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka thënë se rimëkëmbja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve dhe familjëve në kushte të rënda ekonomike.

“Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar bizneseve te qendrojne ne treg dhe mbajne punetoret ne pune. Rimekembja arrihet duke iu ndihmuar familjeve ne nevoje, siç jane ato ne kushte me te renda sociale, permes dyfishimit te asistences sociale dhe rritjes se pensioneve. Sot kemi miratuar vendimin per 222 mil euro per biznese dhe per familje, si dhe per komuna, per arsim e per shendetesi per te menaxhuar me pandemine”, ka shkruar Hoti.

Gjatë ditës kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikaur ndarjen e 6 milionë eurove për bizneset, duke thënë se kishte menduar që ky është një gabim teknik.