Hoti: Qeveria po grumbullon para e po ua bllokon komunave investimet
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Përmes një shkrimi Hoti është shprehur se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual. Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij […]
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Përmes një shkrimi Hoti është shprehur se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual.
Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, derisa ka thënë se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë Qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.
Reagimi i plotë:
Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:
- Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,
- Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,
- Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.
Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.