Hoti propozon financim të rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike

26.01.2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave “HANDIKOS”, “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. Gjatë këtij takimi Kryeministri Hoti, ka propozuar që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime […]

Hoti propozon financim të rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave “HANDIKOS”, “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi Kryeministri Hoti, ka propozuar që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, të hartohen marrëveshje kornizë tri vjeçare për financimin e tyre.

“Qëllimi i hartimit të marrëveshjes kornizë, është sigurimi i financimit të rregullt për të gjitha shoqatat që ofrojnë shërbime publike, të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë kapacitet t’i ofrojnë.

Nisma e Kryeministrit Hoti, për hartimin e marrëveshjes kornizë tri vjeçare për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, u vlerësua si vendosje e standardeve të reja në bashkëpunimin e këtyre shoqatave me Qeverinë” thuhet në njotim.