Hoti: Programi që u miratua sot në Qeveri reflekton plotësisht marrëveshjen për koalicionin

06.03.2020

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është votuar programi i Qeverisë për vitet 2020-2023. Pas miratimit të vendimit, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga sekretari Fitim Krasniqi, që të sjellë deri të premten e ardhshme planin e punës së Qeverisë 2020-2023, në Kuvend. Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ky program qeverisës i miratuar sot […]

Hoti: Programi që u miratua sot në Qeveri reflekton plotësisht marrëveshjen për koalicionin Foto: Qeveria Kurti

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është votuar programi i Qeverisë për vitet 2020-2023.

Pas miratimit të vendimit, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga sekretari Fitim Krasniqi, që të sjellë deri të premten e ardhshme planin e punës së Qeverisë 2020-2023, në Kuvend.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ky program qeverisës i miratuar sot reflekton plotësisht marrëveshjen e dy partnerëve për koalicion.

“Sot, në mbledhjet e pestë të Qeverisë, kemi miratuar Programin Qeverisës për mandatin 2020-2023.Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Zëvendëskryeministri po ashtu ka thënë se qeveria do të prezantojë programin edhe para deputetëve.

“Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve”, ka shkruar ai në facebook.

Shkrimi i plotë i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti në Facebook:

Sot, në mbledhjet e pestë të Qeverisë, kemi miratuar Programin Qeverisës për mandatin 2020-2023.

Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës.

Tash, bazuar në Programin Qeverisës, secila ministri do të përgatisë planet e punës së tyre ku do të listohen masat konkrete që do të ndërmerren nga secila ministri, së bashku me buxhetin përkatës, për të realizuar objektivat e parapara.

Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve.