Hoti për Qeverinë Kurti: Dorëheqja është shpëtim

19.06.2023

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se dorëheqja e Qeverisë së Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit. Hoti thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale. “Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për […]

Hoti për Qeverinë Kurti: Dorëheqja është shpëtim Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se dorëheqja e Qeverisë së Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Hoti thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.

“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna.

Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.

Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, thuhet në postimin e tij.