Hoti: Kërkesa për faljen e gjobave gjatë pandemisë është legjitime

Hoti: Kërkesa për faljen e gjobave gjatë pandemisë është legjitime
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Lajme

Ish-kryeministri Avudllah Hoti ka kërkuar sot në Kuvend faljen e gjobave për bizneset e ndëshkuara në pandemi.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti theksoi se kërkesa nga GP e AAK-së është e legjitime.

“Po bisedojmë për një çështje që është specifike, kërkesë e një grupi parlamentar për falje të gjobave gjatë pandemisë. Mënyra se si po interpretohet nuk është plotësisht e drejt nga ana e qeverisë dhe e pozitës, duke tentuar me vendos këtë iniciativë dhe propozim të këtij grupi parlamentar në një rrafsh krejt tjetër. Besoj që është një kërkesë krejt legjitime.

Personalisht në një situatë që është krejt normale asnjë herë nuk do ta mbështetja kurrë farë falje të borxheve, por janë praktika të cilat kanë ndodhur në rastet e caktuara. E kemi bërë ne një herë një falje të borxheve me ligj duke iu referuar vitit 2008”, tha Hoti. 

RAPORTO