Homazhe për Heroin Fadil Vata, nesër organizohen aktivitete përkujtimore
24.04.2026
Në kujtim të jetës dhe veprës së Heroit Fadil Vata, nesër do të mbahen homazhe në disa lokacione të rëndësishme.
Sipas organizimit, në ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij në Sallagrazhdë, ndërsa në ora 12:00 qytetarët do të mblidhen në sheshin “Fadil Vata” në Suharekë, pranë shtatores së Heroit.
Po ashtu, gjatë gjithë ditës do të jetë e hapur për vizita edhe Shtëpia Muze e Fadil Vatës, ku qytetarët mund të nderojnë dhe të njihen më afër me jetën dhe kontributin e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fadil Vata.
