Homazhe për Fetah Gegën dhe Xhavit Bajraktarin më 2 maj në Shirokë dhe Therandë
01.05.2026
Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar organizimin e homazheve përkujtimore më 2 maj 2026.
Sipas njoftimit, aktivitetet nisin në ora 10:00 me homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Shirokë.
Më pas, homazhet do të vazhdojnë në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Therandës.
Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë, duke theksuar se prania e tyre nderon sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit.
