Haradinaj: Kurti të japë llogari pse është vonuar kaq shumë me blerjen e raketave “Javelin”

11.01.2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Në një shkrim në Facebook, tha se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe armatim tjetër. “Po lexoj […]

Haradinaj: Kurti të japë llogari pse është vonuar kaq shumë me blerjen e raketave “Javelin” Foto: Ilustrim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Në një shkrim në Facebook, tha se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe armatim tjetër.

“Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm”, u shpreh ai.

Tutje ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova është vonuar në blerjen e këtyre raketave.

Dhe për këtë, thotë Haradinaj, kryeministri Kurti duhet të japë llogari.