Haradinaj kërkon nga BE që ta përkrahë Kosovën, tani kur pritet vendimi për liberalizim të vizave

10.11.2020

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku diskutuan për liberalizimin e vizave dhe ndihmën që BE-ja mund t’i ofrojë Kosovës në këtë drejtim. Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar […]

Haradinaj kërkon nga BE që ta përkrahë Kosovën, tani kur pritet vendimi për liberalizim të vizave Foto: Ilustrim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku diskutuan për liberalizimin e vizave dhe ndihmën që BE-ja mund t’i ofrojë Kosovës në këtë drejtim.

Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot nga Tomas Szunyog ka kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë:

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.

Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave.