Haradinaj i kërkon eurodeputetes gjermane heqjen e sanksioneve të BE-së për Kosovën

15.01.2024

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, Viola von Cramon. Në këtë takim Haradinaj njoftoi miken gjermane për zhvillimet politike në vend. “Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, […]

Haradinaj i kërkon eurodeputetes gjermane heqjen e sanksioneve të BE-së për Kosovën Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, Viola von Cramon.

Në këtë takim Haradinaj njoftoi miken gjermane për zhvillimet politike në vend.

“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka falënderuar raportuesen për vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Shpreha vlerësimin tonë pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës”.

Opozitari ka kërkuar nga eurodeputetja që Kosovës t’i hiqen sanksionet që BE i ka vendosur Kosovës.

“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Haradinaj./Telegrafi/