Haradinaj: Do të fitojmë edhe në disa komuna tjera, përveç atyre që aktualisht qeverisim

12.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Më 17 tetor të këtij viti, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për të parin e komunës. Partitë politike veçse janë duke vazhduar me […]

Haradinaj: Do të fitojmë edhe në disa komuna tjera, përveç atyre që aktualisht qeverisim Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Më 17 tetor të këtij viti, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë për të preferuarin e tyre për të parin e komunës.

Partitë politike veçse janë duke vazhduar me përgatitjet për zgjedhje lokale, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave për kandidatë për kryetarë të komunave.

Njëashtu edhe në Komunën e Suharekës, tashmë shumica e subjekteve politike kanë bërë zyrtarizimin e emrave për të parin e komunës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka theksuar se në këto zgjedhje do të konfirmohet besimin në të gjitha komunat të cilat i qeverisë kjo parti, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Suharekës në krye me Bali Muharremajn.

Po ashtu, përveç këtyre komunave që aktualisht qeverisin, Haradinaj shpreson se do të dalin fitues edhe në shumë komuna të tjera.

I pari i AAK-së ka shtuar në PRIME në RTK se kryetarët që aktualisht qeversin me komunat, kanë bërë punë shumë të mira.

Gjithashtu, ai ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është parti serioze dhe se ka ofertën më të mirë për qytetarët.