Haradinaj alarmon: ZRRE po propozon shtrenjtim të rrymës mbi 80%
Haradinaj shkroi në Facebook se kjo është e papërballueshme. “Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka […]
Haradinaj shkroi në Facebook se kjo është e papërballueshme.
“Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka shkruar ai.
Haradinaj i bëri thirrje Qeverisë që të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë.
“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ish-kryeministri.