Hapet konkursi për pranimin e rreth 4 mijë studentëve në konviktet e UP-së
11.09.2026
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për banim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2026/2027.
Konkursi do të jetë i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026, ndërsa aplikimi do të bëhet online përmes adresave zyrtare të Qendrës së Studentëve, faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook.
Sipas njoftimit, këtë vit Qendra e Studentëve planifikon të pranojë rreth 4 mijë studentë, të cilëve do t’u ofrohet strehim, ushqim dhe hapësira për studim.
Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.Çmimi për studentët do të jetë 35 euro në muaj, prej të cilave 20 euro për banim dhe 15 euro për ushqim.
