Parlamenti Studentor i UP-së thërret marsh protestues të hënën: “Studentët për drejtësi, jo në emrin tonë”

18.09.2026

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për një marsh protestues që do të mbahet të hënën, më 21 shtator.

Përmes një njoftimi publik me moton “Studentët për drejtësi” dhe “Jo në emrin tonë”, ky organizim i bën thirrje qytetarëve dhe studentëve të bashkohen në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), drejtësisë dhe historisë kombëtare.

Grupimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 11:30 tek Qendra e Studentëve, nga ku do të nisë marshi drejt Sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mbledhja kryesore do të zhvillohet në orën 12:00.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të marrin pjesë hapur dhe pa maska, duke theksuar se kjo iniciativë është plotësisht në të drejtën e tyre dhe me qëllim të mbrojtjes së të vërtetës historike.