Halitjaha: Më 1998 u tentua që Rugova të arrijë marrëveshje me Millosheviqin, që ky i fundit ta asgjësonte UÇK-në

16.11.2023

Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se ka pasur tentativë që krijohet një marrëveshje në mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqit, që ky i fundit ta asgjësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts, Halitjaha tha se përveç, kësaj ka pasur […]

Halitjaha: Më 1998 u tentua që Rugova të arrijë marrëveshje me Millosheviqin, që ky i fundit ta asgjësonte UÇK-në Foto: Ilustrim

Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se ka pasur tentativë që krijohet një marrëveshje në mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviqit, që ky i fundit ta asgjësojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts, Halitjaha tha se përveç, kësaj ka pasur tentativë edhe për një marrëveshje tjetër të Rugovës me Millosheviqin për një qeveri teknike, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kishim informacione dhe ka qenë një tentativë që dua ta them këtu meqë jam para kësaj gjykate, jo për juve si avokat por për gjykatën, ka qenë një tentativë që të merren vesh Ibrahim Rugova me stafin e vetë për një qeveri teknike me Millosheviqin dhe më vonë tjetra marrëveshje që është tentu me Millotineviqin dhe në këtë marrëveshje me Millosheviqin që është fjala ata u morën vesh që Millosheviqi ta asgjësonte UÇK-në”, tha Halitjaha.

Dëshmitari Halitjaha tha se është tentu që të ketë marrëveshje që të ndihmohet rrëzimi i Qeverisë së Shqipërisë dhe të vijë në pushtet Sali Berisha, në mënyrë që të mos furnizohet UÇK-ja me armë dhe njerëz.

“Ndërsa, këta kuislingë ta ndihmojnë rrëzimin e Qeverisë nënës Shqipëri për të ardhë Sali Berisha dhe të mosfurnizohet UÇK-ja me njerëz dhe armë të bllokohen atje, kështu që ofensivën e gushtit e kemi pritë dhe ofansiva e gushtit është ajo që ka bërë ato përçarjet, edhe dezertimet edhe dëmtimet edhe shpartallimet e UÇK-së në shumë pjesë të Kosovës”, tha Halitjaha.

Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe i ka mbaruar pyetjet për dëshmitarin, ndërsa avokati Roberts do të vazhdojë me pyetje edhe gjysme ore pas pauzës së drekës