Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon futjen e Edukimit Seksual në shkolla

18.05.2021

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) ka shprehur shqetësim dhe dënon ashpër ngacmimin/sulmin seksual të supozuar që përfshin fëmijë të moshës së shkollës fillore në një shkollë fillore në Prishtinë. GSBGJ u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa efektive dhe të trajtojnë këtë çështje delikate me prioritetin më të madh në mënyrë që […]

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon futjen e Edukimit Seksual në shkolla Foto: Ilustrim

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) ka shprehur shqetësim dhe dënon ashpër ngacmimin/sulmin seksual të supozuar që përfshin fëmijë të moshës së shkollës fillore në një shkollë fillore në Prishtinë.

GSBGJ u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa efektive dhe të trajtojnë këtë çështje delikate me prioritetin më të madh në mënyrë që të sigurohet zero tolerancë ndaj ngacmimit seksual, dhe të garantohet siguria e fëmijëve gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme, përfshirë edhe gjatë orëve të mësimit dhe veçanërisht brenda dhe përreth mjediseve shkollore.

“Dhuna seksuale përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe mbartë ndikim shkatërrues afatgjatë mbi viktimat. GSBGJ u bën thirrje institucioneve të hetojnë plotësisht krimet e tilla, duke krijuar një kulturë të tolerancës zero për ngacmimet dhe abuzimet seksuale. Fëmijët, vajzat dhe djemtë, duhet të ndihen të sigurtë në hapësirat ku mësojnë, jetojnë dhe luajnë”https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=106&abp=1&zoneid=1409947&cb=7465759905&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrupi-per-siguri-dhe-barazi-gjinore-kerkon-futjen-e-edukimit-seksual-ne-shkolla%2F

“Për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje që përfshin të miturit, mediat duhet të ndalojnë shpërndarjen e filmimeve të këtij rasti në mënyrë që të mbrohet konfidencialiteti i fëmijëve”, thuhet më tej në reagim.

Kjo ngjarje që pretendohet të jetë dhunim i seksual “i izoluar” që u bë publik si dhe të tjera që mund të kenë kaluar pa u vënë re duhet të jenë një alarm për shoqërinë kosovare për të shmangur paragjykimin gjinor dhe të vlerësuar, trajtuar dhe edukuar në mënyrë të barabartë vajzat dhe djemtë në familje, në shkollë dhe shoqëri.

GSBGJ gjithashtu thekson nevojën për të shtuar sigurinë në objektet shkollore, të cilat duhet të kufizojnë lëvizjen e personave të cilët nuk janë nxënës dhe nxënësve, si dhe të rrisin masat e sigurisë edhe pas orëve mësimore dhe ditëve të shkollës.

“Kjo gjithashtu na kujton nevojën urgjente për zbatimin e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës në sistemin tonë arsimor, përfshirë këtu edhe në shkollën fillore. Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës luan një rol thelbësor në adresimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve. Duke zbatuar një qasje të përqendruar tek nxënësi, “ESGJ” jo vetëm që iu siguron fëmijëve dhe të rinjëve arsim të përshtatshëm për moshën dhe edukimin në faza për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, marrëdhëniet, riprodhimin, rreziqet e  sjelljeve seksuale dhe parandalimin e shëndetit të sëmurë, por gjithashtu ofron një mundësi për të prezantuar seksualitetin me një qasje pozitive, duke theksuar vlera të tilla si respekti, përfshirja, mosdiskriminimi, barazia, ndjeshmëria, përgjegjësia dhe reciprociteti”, thuhet me tej në reagim.