Gjykata Kushtetuese: Deputetët kanë 12 ditë për ta konstituar Kuvendin – pjesëmarrja dhe votimi janë obligim

08.10.2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke dhënë një interpretim të qartë kushtetues për obligimet e deputetëve të zgjedhur.

Gjykata Kushtetuese: Deputetët kanë 12 ditë për ta konstituar Kuvendin – pjesëmarrja dhe votimi janë obligim Foto: Ilustrim

Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët kanë afat 12 ditë për të konstituar Kuvendin, duke respektuar procedurat e përcaktuara me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Në këto rrethana, deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të konstituojnë Kuvendin brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve, gjithnjë duke respektuar procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit,” thuhet në aktgjykim.

Gjykata gjithashtu ka theksuar se pjesëmarrja aktive e deputetëve në punimet dhe votimet e Kuvendit është detyrim kushtetues.

Në fokus të veçantë është vënë edhe procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ku Gjykata thotë se deputetët duhet të marrin pjesë dhe të votojnë “për”, “kundër” ose “abstenim”, duke vepruar në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe në mirëbesim, sipas nenit 67 të Kushtetutës.

“Deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër apo të abstenojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit serb, në frymën e detyrimit për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim…”, theksohet në aktgjykim.

Gjykata ka rikujtuar se çdo veprim i deputetëve duhet të jetë në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, duke garantuar pjesëmarrje jodiskriminuese të të gjitha komuniteteve, ashtu siç përcakton Kushtetuta në nenet 58 dhe 74.

Ky vendim vjen në një kohë kur Kuvendi i ri ende nuk është funksionalizuar, dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në hapat e ardhshëm të jetës parlamentare në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More